You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Momenti i artë/ Guri Hana provon shansin e jetës, nesër për provë te Lacio e shqiptarëve

Momenti i artë/ Guri Hana provon shansin e jetës, nesër për provë te Lacio e shqiptarëve

Momenti i artë dhe ndoshta shansi i jetës, Guri Hana do të provojë një nga mundësitë më të mira. Mbrojtësi shqiptar do të gjendet për provë te Lacio, ku futbollistët me origjinën e kombësinë shqiptare, po shtohen gjithmonë e më tepër.

Lojtari i dalë nga 2 Korriku shihet si e ardhmja e futbollist shqiptar. Si një mbrojtës i futbollit modern, Hana shquhet për fizikun e tij, ndërsa mund të luajë mirë dhe ka aftësi me të dy këmbët. “Shqiperia.ch” ka mësuar se datat e provës së futbollistit në fjalë, do të jenë nga 11 dhjetori deri në 14 dhjetor.

Së fundmi Guri Hana ka marrë një ftesë edhe nga grupmoshat e Kosovës, për t’iu bashkuar dardanëve. Njoftime të reja do të vijnë së shpejti nga futbollisti shqiptar, në faqen e vetme që i kushtohet tërësisht vetëm Kombëtares. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top