You are here
Home > Kombëtarja > Momente historie/ 15 vite diferencë dhe jehonë në shkallët e stadiumit, feston lojtari i 12-të i Shqipërisë

Momente historie/ 15 vite diferencë dhe jehonë në shkallët e stadiumit, feston lojtari i 12-të i Shqipërisë

Europiani “Francë2016”

Fllimi i vjeshtës së vitit 2003 do të hynte në kalendarinë e historive të mëdha. Deri në atë vit Kombëtarja e Shqipërisë ndiqej nga tifozë të shëpërndarë. Pa një organizim, pa ide, ndonëse i shërbenin të njëjtës familje të madhe. 13 shtatori mbetet i paharrueshëm, sidomos pë rata djelmoshat e parë që deshën të këndonin një zëri. Fanella dhe flamuri i kishin ngjyrat, i kishin edhe lojtarët. U duhej zëri, jehona që të buçiste malet e të shkundte shkallët e stadiumit. Kështu nisi të krijohej grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, si një nevojë, si një domosdoshmëri për tu përfaqësuar denjësisht edhe në botë por mbi të gjitha për tu bërë të gjithë bashkë në stadium. Ideatorët e kësaj iniciative kanë qenë një grup prej 5 personash.

Valentin Muhaxheri nga Peja, së bashku me Anton Berishajn nga Tuzi, Artor Behlulin e Burim Hanën nga Prishtina dhe Faruk Halimin nga Shkupi njihen si themeluesit e këtij grupi që përfshin tifozë nga të gjitha trevat shqiptare, pa më të voglin dallim. Mes shumë propozimesh dhe ide të ndryshme për emërtimin e grupit, djemtë vendosën të përfaqësohen si “Tifozat Kuq e Zi. Pas emrit, erdhi edhe logoja, e pastaj edhe uebfaqja dhe grupimi u bë më 25 dhjetor të vitit 2003.

Shqipëri – Ukraninë /2014

Mijëra tifozë e vullnetarë kanë bërë të mundur shpalosjen e dhjetëra koreografive nëpër stadiumet më të famshme anembanë botës, si në Gjermani, Zvicër, Qipro, Slloveni, Turqi, Islandë, Angli, Bullgari, Mal të Zi, Suedi, Irlandë, Danimarkë, Holandë, etj. Për të vazhduar më pas, shumë njerëz janë drithëruar nga emocionet, shumë të tjerë, që kanë vuajtur mungesën e atdheut, janë përlotur për ato çaste lavdie që kanë krijuar djemtë e TKZ-së.

SABITI

“Debutimi i parë në stadium i Tifozave Kuq e Zi është më 18 shkurt 2004, në ndeshjen miqësore Shqipëri – Suedi, të cilën edhe e kemi fituar me rezultatin 2-1. Si për rastësi, ndeshja e parë, e kualifikuese për KB “Gjermani 2006” më 4 shtator 2004, ishte kundër Greqisë në Tiranë, e cila atëherë vinte si kampione e sapo shpallur e Evropës. Në këtë ndeshje, Shqipëria e mposhti me rezultatin 2-1 dhe kjo fitore duket se “zgjoi” te shqiptarët atë shpresën e humbur prej shumë kohësh dhe në dyert e TKZ-së “vërshuan” vullnetarë që donin të ndihmonin me punën e tyre për ndërtimin e një tifozerie më ndryshe. Ndër koreografitë më të veçanta, padyshim se ka qenë ajo e shpalosur në ndeshjen kundër Ukrainës më 9 shkurt 2005, ku një flamur madhështor mbi 103,5m x 35m i mbuloi tribunat D1, D2 dhe D3 të stadiumit “Qemal Stafa”. Kjo koreografi bëri jehonë në të gjithë botën, duke u vlerësuar si diçka unike dhe e paparë deri atëherë. Rreth 3.800 tifozë shqiptarë po dëgjoheshin shumë më shumë se rreth 50 mijë holandezë në tetorin e vitit 2006.”- shkëputur nga rrëfimi i Valentin Muhaxheri

Të flasësh për TKZ në një dekadë e gjysmë aktivitet du të duheshin libra me vëllime për të treguar çdo hap të tyrin. Nëse doni t’i njihni, atëherë shkoni pranë tyre në stadium dhe përjetoni historinë që kanë ndër vite. Sot TKZ, bashkë me “Sabitin” ikonën e grupimit, mbushin plotë 15 vite ekzistencë, 15 vite kontribut, 15 vite emocion dhe 15 vite kranari. Nuk janë tifozët më të mirë në botë, por kudo që shkojnë, kudo që Kombëtarja luajnë, tregojnë se janë unikal, të pakrahasueshëm dhe jo pak herë surprizues. Urime 15 vjetori TKZ./Shqipria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top