You are here
Home > Futboll Bota > Mkhitarian humb finalen për shkakun e Azerbajxhanit, mediat kujtojnë edhe rastin Serbi-Shqipëri

Mkhitarian humb finalen për shkakun e Azerbajxhanit, mediat kujtojnë edhe rastin Serbi-Shqipëri

Shpeshherë thuhet se futbolli nuk është politikë dhe duhet të bashkojë, por këto fraza janë thjeshtë të bukura për t’u dëgjuar, sepse në realitet gjejnë pak zbatim. Lojtari i Arsenalit, Mkhitarian, ka humbur finale e “Europa League” me Chelsean pikërisht për këtë arsye.

Takimi është planifikuar për t’u zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit, atje ku hyrja e armenit Mkhitarian është e ndaluar. Kjo për marrëdhënien e ftohtë dhe historisë së luftës që kanë këto dy shtete me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të shumta që bën drejtuesit anglezë për të marrë futbollistin e tyre në finale, u vendos që Mkihtarian të lihet jashtë saj.

Një prej mediave spanjolle, “Abc.es”, teksa flet për rastin në fjalë, sjell në vëmendje përplasjen e politikës mes shteteve dhe ndikimit në futboll, duke kujtuar ndeshjen Serbi-Shqipëri. “Sporti është përdorur gjithmonë si një vitrinë për të kërkuar shkaqe politike. Në 2016 për kualifikueset e Europianit, përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë u ndërpre në Beograd, për shkak të hyrjes së një droni me flamurin e Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, lojtari serb Mitroviç e tërhoqi banerin, duke sjellë edhe përplasje mes lojtarëve në fushë”, shkruan media spanjolle. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top