Goztepe është duke luajtur ndaj Nazil, për takimin e vlefshëm në Kupën e Turqisë. Një takim i lehtë në letër ky për skuadrën e elitës së futbollit në Turqi, atje ku aktivizohet edhe Sokol Cikalleshi.
Sulmuesi i Kombëtares duket se po e gjen formën e tij më të mirë. Një takim që është ende duke u zhvilluar dhe ndodhet me rezultatin 0-1 në pjesën e parë, e goli i vetëm ka ardhur pikërisht nga Cikalleshi. Këtij të fundit i ka mjaftuar vetëm një goditje, për ta dërguar topin në rrjetë.
Portierit i kalon sfera mes këmbëve, ndërsa sulmuesi shqiptar duhet t’i gëzohet realizimit të tij që e ndihmon edhe nga ana psikologjike. /Shqiperia.ch/