Në misionin për të folur vetëm në gjuhën shqipe, në të gjitha fushat, Plisat veprojnë në të gjithë mënyrat. Këtë herë grupimi i tifozëve shqiptarë, kanë dalë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke djegur produktet e ardhura nga ana e Serbisë.
Ky veprim ka ardhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, që ka vendosur taksë 100% ndaj këtyre produkteve, për të prishur marrëdhënien tregtare me Serbinë. Me mesazhin për të bojkotuar këto produkte, Plisat kanë treguar se asnjëherë nuk ndalen për të mbrojtur Shqipërinë.
“Insporti” raporton se kanë nisur edhe disa arrestime nga ana e policëve për disa tifozë të tifozëve shqiptarë, ndërsa ka qenë e pranishme edhe zjarrfiksja, megjithëse flitej për flakë jo të një përmase emergjente. /Shqiperia.ch/