
Ai takim mes Lacios dhe Interit në fundin e sezonit të shkuar, do të linte jo pak gjurmë në ecurinë e këtyre takimeve. Zikaltërit do të fitonin në mënyrë dramatike dhe do të kalonin në “Champions League”, duke ia marrë vendin Lacios.
Ndërsa një dorë iu erdhi edhe nga “tradhëtari” De Vrij, që asokohe ishte i veshur me fanellën e Lacios, por e kishte firmosur kontratën e re me Interin. Ndërhyrjet dhe paraqitja e tij në fushën e lojës, e tregoi se mbrojtësi holandez e kërkonte me patjetër atë pjesëmarrje në “Champions League” me Interin.
Për këtë arsye, takimi i sotëm mes Lacios dhe Interit pritet të jetë i ndezur, sigurisht, nëse do të luhet pasi është në dyshim për shkak të motit. Nga ana tjetër, Strakosha përveçse për t’i dhënë një leksion De Vrajt dhe për të mbajtur portën e paprekur, e ka sfidën direkte kundër ekipit që i mohoi rritjen e pagës.
Vetë presidenti i Lacios, Lotito, do të shprehej para pak kohësh se lojtarët nuk mund të kërkonin një rritje rroge prej tij, teksa e kishin humbur “luftën” me Interin, duke iu referuar këtu edhe gardianit shqiptar. /Shqiperia.ch/