
Ashtu siç edhe pritej, Vardari mund t’i gëzohej kreut të kampionatit në Maqedoni vetëm për pak kohë, pasi atë e zotëron Shkëndija.
Në sezonin e shkuar, ekipi shqiptar nga Tetova e ka pasur pronën e saj thuajse gjatë gjithë kampionatit, duke dominuar në çdo moment. Disi më ndryshe nisi këtë herë, ndërsa skuadra e Osmanit nuk po arrinte rezultatet e duhura.
Gjithçka u la pas brenda një kohe të shkurtër, Shkëndija e theu në ndeshjen direkte Vardarin, ndërsa sot i ka marrë edhe kreun. Ekipi i kuqezinjve ka mundur me rezultatin 3-0 Shkupin, ndërsa nga ana tjetër Vardari është surprizuar në shtëpi duke u ndaluar në një barazim 1-1.
Në kushte të tilla grupimi besnik i klubit shqiptar, “Ballistët”, kanë nisur festën e tyre legjetime me Shkëndijën, për marrjen e frenave në Maqedoni. / Shqiperia.ch/