You are here
Home > Kryefaqja > Mirlind Daku që shndërrohet në përfaqësuese, pranë ekipit ku u zbulua Etrit Berisha

Mirlind Daku që shndërrohet në përfaqësuese, pranë ekipit ku u zbulua Etrit Berisha

Mirlind Daku është një nga sulmuesit më të mirë që ka Kosova te U-21. Sulmuesi në fjalë arriti të ishte vendimtar edhe në takimet e fundit, në ato fitore ndaj Andorrës dhe Turqisë.

Megjithëse nuk po arrin të gjej veten në mënyrën më të mirë tek të rinjtë e Osijekut, Daku e tregoi edhe njëherë se di të shndërrohet kur bëhet fjala për përfaqësuesen. “Indeksionline” raporton së fundmi se sulmuesi shqiptar është pranë arritjes te Kalmari, klubi ku u zbulua edhe Etrit Berisha.

Atje nuk do të jetë lojtari shqiptar i vetëm, pasi do të gjej edhe mbrojtësin e Kosovës që ka dalë nga Skënderbeu, Fidan Aliti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top