You are here
Home > Bundesliga > Milot Rashica e trullos Boatengun, por gjyqtari i ka me kursim kartonat për Bajernin

Milot Rashica e trullos Boatengun, por gjyqtari i ka me kursim kartonat për Bajernin

Milot Rashica e ka nisur si titullar takimin e sotëm që Werder Bremeni ka zhvilluar në transfertë ndaj Bajernit. Rezultati përfundoi me fitoren e bavarezëve në shifrat 1-0, ndërsa një dorë e madhe vendasve u erdhi edhe nga kartoni kuq që mori një prej lojtarëve miq.

Megjithëse nuk arriti të shënonte në portën kundërshtare, Milot Rashica ka shkëlqyer edhe në ndeshjen sotme. I vetmi futbollist që shihej në sulmin e Werderit, duke i dribluar lojtarët e Bajernit. Detyra për të ndalur sulmuesin shqiptar ishte e Boateng, por ky i fundit e provoi edhe ndjenjën e të kaluarit topit poshtë këmbëve, me spektaklin e vazhdueshëm që jepte Rashica.

Por nëse gjyqtari e jepte lehtësisht kartonin për Werderin, kjo gjë nuk ndodhte me Bajernin, pasi vendasit e ndaluan shumë herë me faull Milot Rashicën, por pa u ndëshkuar asnjëherë nga kryesori. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top