Tashmë ka ardhur zyrtarizimi edhe nga ana e Milanit, sa i përket përballjes në miqësore që do të kenë kuqezinjtë kundër Feronikelit. Kjo përballje do të zhvillohet në datën 10 gusht, ndërsa do të jetë një ditë festive për të gjithë tifozët, duke parë numrin e madh të mbështetësve që ka Milani në trevat shqiptare.
Në ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi edhe nga vetë faqa zyrtare e Milanit, që njofton përballjen ndaj Feronikelit, megjithëse në vendin tonë dihej që prej dy javësh. Skuadra italiane e quan këtë një ndeshje historike, pasi do të luajnë për herë të parë në Kosovë. /Shqiperia.ch/
📣 On 10 August the Rossoneri will face FC Feronikeli in a historic friendly match, our first in Kosovo 🇽🇰 👉🏻 https://t.co/qoYGB3ef5v
📣 Il 10 agosto disputeremo la nostra prima storica partita in Kosovo, contro i campioni nazionali del Feronikeli 🇽🇰 👉🏻 https://t.co/wPZnH3pL2D pic.twitter.com/Xze5bfcX6M
— AC Milan (@acmilan) July 5, 2019