
Kohët e fundit është folur në mediat ndërkombëtare për një largim të mundshëm të yllit suedez, Zlatan Ibrahimoviç, nga amerikanët e Los Anxhelos Galaksi. Ndonëse është në fundin e karrierës së tij si futbollist, sulmuesi potent kërkohet nga disa klube në zë Europiane.
Para disa ditësh u përfol se ekipi italian i Milanit mund të rikthejë sërish Zlatanin në Milano, ndonëse me të kanë kujtime të bukura teksa herën e fundit që dolën kampion në “Serinë A”, kishin në klubin e tyre edhe suedezin. Ditën e sotme Ibrahimoviç teksa është pyetur në lidhje me interesimin e klubit kuqezi për të, ai është shprehur me një llojë përgjigje që e karakterizon gjithmonë: “Më kërkon Milani? E gjithë bota më dëshiron mua në ekip”.
Një përgjigje kjo nga sulmuesi që nuk i mbyll derën ekipit të Milanos, por gjithsesi është në dorë të drejtuesve dhe menaxherit të tij. Ajo çka bie në sy tek Zlatan Ibrahimoviç se është një nga lojtarët që ka ndërruar më së shumti skuadra në historinë e futbollit. Edhe pse gjigandi suedez është në fundi e karrierës, ai nuk rresht së shënuari gola nga më spektakolar. /Shqipëria.ch/