
Një katrahurë e vërtetë është bërë gara në Itali, sa i përket ekipeve që do të shkojnë në “Champions League”. Jo pak, por pesë ekipe janë pretendente serioze për të marrë një biletë në turneun europian më të rëndësishëm.
Madjë në valle hyri së fundmi edhe Torino, pasi arriti të mund Milanin në ndeshje direkte me rezultatin 2-0. Me këtë rezultat kuqezinjtë i bën edhe një nder shqiptarëve të Lacios dhe Atalantës, që i gëzohen faktit të rënies që ka pësuar ekipi kryesor pretendent.
Por edhe shtimi i skuadrave, me Torinon që tashmë është për t’u llogaritur seriozisht, e bën situatën edhe më kaotike. Atalanta ka edhe një ndeshje për të luajtur në ndeshjen e nesërme dhe nëse arrin ta fitojë, atëherë do të jetë përkohësisht në vendin e 4 që të jep biletën e “Championsit”. /Shqiperia.ch/