You are here
Home > Kombëtarja > Migjen Basha rast përjashtimi te Shqipëria, në Greqi e kritikojnë vetëm për…nervat

Migjen Basha rast përjashtimi te Shqipëria, në Greqi e kritikojnë vetëm për…nervat

Nga e gjithë lista e të grumbullarëve të Panuçit, Migjen Basha ishte rasti i përjashtimit, pasi do i bashkohet në ditën e sotme Kombëtares.

Arisi do të luante në ditën e djeshme në kampionat, atje ku Arisi arriti të fitonte me rezultatin 1-2 në transfertë, ndërsa Mërgim Mavraj nuk do të ishte i pranishëm. Trajneri Panuçi i bëri jo pak presion lojtarit në fjalë, për të braktisur ekipin grek dhe për t’iu bashkangjitur Shqipërisë.

“Nuk është faji im që në Greqi nuk kuptojnë se nuk zhvillohen ndeshje kur luajnë Kombëtaret dhe kur lojtarët duhet të jenë në grumbullim”, u shpreh në konferencë tekniku italian. Megjithatë kjo këmbëngulje nuk ishte për Migjen Bashën, pasi ky i fundit është penalizuar për shkak kartonash dhe nuk mund të luajë ndaj Skocisë.

Mesfushori shqiptar vjen të luajë ndaj Uellsit në miqësore, ndërsa dje është vlerësuar mbi mesatare për paraqitjen e tij, pas disa zhgënjimeve në takimet e fundit. Por ajo që duhet theksuar është se edhe këtë herë Basha ka marrë disa kritika, për nervozizmin e tij të tepruar dhe për marrjen e një kartoni të verdhë të panevojshëm në minutën e 14. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top