Kosova U-21 ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar, për takimet ndaj Andorrës dhe Turqisë. Polemika të mëdha janë hapur nga mesfushori i Drenicës, Atdhe Grajqevci. Futbollisti në fjalë ka qënë kapiten i Kosovës U-19, duke luajtur me lojtarë të kualitetit të lartë si Meriton Korenica dhe Ylber Ramadani.
Gjithmonë duke spikatur në fushën e lojës, por pa mundur të marrë një ftesë nga trajneri Rafet Prekazi. Në një intervistë për ‘’Gazeta Blic”, Grajqevci shpërthen për këtë anashkalim, duke u shprehur se nuk do e pranojë më një tjetër ftesë që mund t’i vijë nga Kosova.
“Arsyen e mos grumbullimit nuk e di as vet, sepse gjatë këtij edicioni i kam luajtur 70% të ndeshjeve, ku kam pas shumë paraqitje pozitive. Kur e shoh atë listë, pa dashtë me nënçmu askënd – besoj që shumë se kanë meritu fare grumbullimin.
Kam shënuar 3 gola dhe kam 5 asistime dhe jam mesfushor mbrojtës. Kam vendos që edhe nëse ftohem në të ardhmen, mos ta pranojë ftesën, sepse mendoj që jam injoruar si futbollist edhe pse ka qenë ëndërr e imja ta përfaqësojë vendin tim, por ka njerëz te tillë që t’i shuajnë ëndrrat, me apo pa qëllim”, u shpreh Grajqevci. /Shqiperia.ch/