Lokomotiva e Zagrebit ka mbyllur me sukses transferimin e mesfushorit Myrto Uzuni nga Superliga Shqiptare. 23 vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Laçit për një sëzon e gjysmë. Skuadra veëriore përfitoi 350 mijë euro nga transferimi, ndërsa Uzuni u largua nga fanella laçiane me 11 gola, të fundit ndaj Skëndërbeut.
Nga kampionati kroat duket se ballkanikët janë të “dashuruar” pas shqiptarëve. Myrto Uzuni do të jetë në të njejtin kampionat me Hysen Memollën (Hajduk Split), Herdi Prengën (Zapersic) dhe Endri Cekiçin (Dinamo Zagreb). Nga ana tjetër talentet shqiptarë vijnë të promovohen në kampionatet europiane, i rradhës ishte pikërisht beratasi Myrto Uzuni./Shqipëria.ch/