
Javier Ontiveros është një nga lojtarët që po shkëlqen më së shumti te Malaga, ekipi që po kërkon ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll. Shanset janë aty, pavarësisht disa rezultateve jo shumë pozitive të marra në kohët e fundit.
Mesfushori në fjalë ka luajtur edhe për grupmoshat e Spanjës, ndërsa është kthyer në një futbollist kyç për skuadrën e Malagas. Në një intervistë dhënë për mediat spanjolle, Ontiveros ka folur më në veçanti edhe për Keidi Baren. Ai shprehet se futbollisti shqiptar është njeriu që e ka surprizuar më së shumti, pasi nuk e priste të ishte në një nivel të tillë.
“Bare më ka surprizuar mjaftueshëm. Unë nuk e prisja që të ishte në këtë lloj niveli. Është shumë i fortë fizikisht. Nuk ndalon së vrapuari. Për mua duhet të jetë gjithmonë pjesë e ekipit. Vërtet shumë i mirë, vlerë e shtuar për ne”, ka përfunduar Ontiverios. /Shqiperia.ch/