You are here
Home > Futboll Bota > Mesazhi i Gegës: Mos ta ulim kokën përballë fqinjëve, po na djegin flamurin në stadiumet e Europës

Mesazhi i Gegës: Mos ta ulim kokën përballë fqinjëve, po na djegin flamurin në stadiumet e Europës

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, në konferencën për shtyp të dhënë në ditën e sotme, ka dhënë një koment edhe sa i përket dënimet të tifozëve te klubi i kuq, për shkak të asaj parrulle raciste.

“Një grek më pak, një bastard më pak”, ishte mbishkrimi që disa tifozë mbanin në duar, gjatë takimit mes Partizanit dhe Skënderbeut. Për këtë gjë, të kuqtë u dënuam me dy ndeshje pa tifozë, ndërsa Skënder Gega ndan një mendim të veçantë në lidhje me këtë temë.

“Shqiperia.ch”, e gjendur në atë konferencë për shtyp, ndan prej fjalëve të trajnerit të Partizanit, këtë fragment të rëndësishëm, që shkon si një mesazh i qartë:

“Denimi i tifozëve është gabim i madh. Institucionet tona nuk duhet të tregohen inferiore dhe të ulin kokën përballë fqinjëve. Në stadiumet e Europës flamujt tanë digjen gjithandej dhe nuk kam dëgjuar që të dënohet dikush”, u shpreh Gega. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top