Rei Manaj është gati të rikthehet sërish në elitën e futbollit italian. Këtë herë jo me ekipin e Interit, por me Xhenoan. Ky është lajmi i bujshëm që raportohet nga ana e Gianluca Di Marzio.
Duke parë situatën e sulmuesit shqiptar te Albacete, një largim në merkaton e verës është mëse i mundshëm. Për Manajn rikthimi në Seria A mbetet një dëshirë e madhe, pasi më parë ka marrë një jehonë të madhe duke luajtur disa minuta edhe me zikaltërit e Interit. Ndërkohë në Spanjë ka ardhur sërish stoli me Albaceten, pasi futbollisti shqiptar nuk ka arritur të shënojë dhe të lërë gjurmë në fazën përgatitore. /Shqiperia.ch/