You are here
Home > Kombëtarja > Menaxheri i Kaçes flet për të ardhmen e mesfushorit, do të luajë në “Champions League”

Menaxheri i Kaçes flet për të ardhmen e mesfushorit, do të luajë në “Champions League”

Situata e Ergys Kaçes ka ndryshuar në mënyrë pozitive te PAOK. Kur të gjithë vendosnin bast se mesfushori shqiptar nuk do e bënte një stërvitje të vetme me kampionët e Greqisë, ardhja dhe zyrtarizimi i trajnerit Abel Ferrera solli një realitet të ri.

Kaçe po lë përshtypje pozitive te kjo skuadër, ndërsa shanset janë të mëdha edhe për një qëndrim përfundimtar, që do i jepte mundësinë këtij lojtari për të marrë pjesë në “Champions League”. Për të qartësuar disi më tepër të ardhmen dhe dëshirën e vetë futbollistit, ka menduar menaxheri i Kaçes, Nikos Kayoulis:

“E gjitha do të varet nga dëshira e trajnerit Abel Ferrera. Vlerat e Kaçes i dimë që të gjithë. Kemi edhe një vit kontrat dhe po presim që drejtuesit e PAOK të na thonë sesa e vlerësojnë këtë futbollist. Nëse do të jetë pjesë e rëndësishme, dëshira është për të qëndruar. Kaçe është me mendjen te PAOK-u. Por nëse kjo nuk ndodh, do të jetë mirë për të dyja krahët që të vij largimi përfundimtar”, ka thënë menaxheri i Kaçes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top