
Televonela “Hysaj” vazhdon të mbetet enigmë sa i përket pjesëve të fundit të serisë, që nuk dihet saktësisht se kur do të jepen në botën e futbollit. Mbrojtësi shkodran e dëshiron largimin nga Napoli, por ende nuk është arritur një marrëveshje konkrete për t’i dhënë lamtumirën ekipit ku bën pjesë.
Nga ana tjetër menaxheri i Hysajt, Xhuifredi, e ka thënë hapur situatën e mbrojtësit shkodran. Largimi nga Napoli duket të jetë i pakthyeshëm, megjithatë për momentin mbetet ende vetëm një dëshirë.
“Unë nuk mendoj se Hysaj do të qëndroj te Napoli, koha e tij në atë vend ka mbaruar. Kishte shumë bisedime me Atletiko Madridin dhe kjo ka zgjatur për rreth 1 muaj. Pastaj oferta e klubit spanjoll ishte shumë e ulët duke e krahasuar me kërkesën e Napolit. Tani është një situatë statike dhe mbetemi në pritje”,ka thënë Xhuifredi. /Shqiperia.ch/