You are here
Home > Futboll Bota > Mediat zvicerane bëhen “me fiksime”, e quajnë shqiptar edhe lojtarin nga Kongo

Mediat zvicerane bëhen “me fiksime”, e quajnë shqiptar edhe lojtarin nga Kongo

Zvicra ka marrë një barazim aspak të këndshëm për kualifikueset e Europianit, pasi nuk ka arritur më shumë se shifrat 3-3 ndaj Danimarkës. Vendasit gjendeshin në avantazhin e tre golave, por kur e menduan të mbyllur ndeshjen, atëherë nisi edhe përfitimi i miqëve.

Por ajo që vlen për t’u theksuar, është varësia që kanë helvetët nga shqiptarët. Madje, Granit Xhaka do të realizonte një perlë nga distanca në golin e dytë. Ndërsa kur bëhet fjalë për mediat zvicerane, tashmë u duket çdo lojtar me origjinë shqiptare.

Kështu e kanë quajtur menjëherë pas ndeshjes edhe mbrojtësin Kevin Mbabu, që luan me Young Boys. Ky i fundit origjinën e tij të hershme e ka nga Kongo, ndërsa luan për Zvicrën. Megjithatë në televizionin zviceran, kur bëhet fjalë për të prezantuar Mbabun që po jepte deklaratë pas ndeshjes, e prezantojnë me flamurin shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top