Një fitore magjike. Kështu mund të quhet rezultati i arritur në “Fadil Vokrri” mes Kosovës dhe Çekisë. Dardanët jo vetëm që shuan festën e çekëve brenda 4 minutave por me një skemë mjaft inteligjente arritën të vulosnin rezultatin në 2-1. Një fitore e bukur e cila u shijua jo vetëm në stadium porn ë të gjithë spotdashësit nga ekrani.
Në një lojë të tillë dhe rëmbimin e tre pikëve në shtëpi, mediat çeke kanë pranuar dështimin dhe euforinë e ekipit të tyre. “Pasioni i Kosovës shkatërroi futbollistët çekë” apo “Shkatërrim i Çekisë në Kosovë, komplimenta” ishin disa nga titujt që tifozët çekë janë detyruar të lexojnë në përfundim të ndeshjes.
Rrjedha e lojës la të kuptojë se futbolli nuk luhet individual por në grup. Dhe në lojën individuale Çekia dështoi në fitore përpara disa djemëve që më herë deklaruan se nuk njiheshin dikur me njeri-tjetrin. Kosova e tregoi se parashikimi dhe euforia në futboll nuk ekziston, ose ekziston por vetëm për humbësit.