Nuk mund të qëndronte në heshtje, “Kurir” tashmë manifeston arritjen e Crevena Zvezdës ndaj Napolit, ndërsa është gjithashtu në pritje të takimit ndaj Liverpulit.
Aty situatë është edhe më e ndezur, pasi flitet për Xherdan Shaqirin, njeriun që bëri shqiponjën përpara syve të futbollistëve dhe tifozëve serbë në Botërorin e Rusisë. Mjafton një artikull i realizuar nga “Goal.com”, ku shpjegohen disa arsye që mund t’i shtyjnë udhëtimin Shaqirit në Beograd, për të mbërritur në festën serbe.
Një krenari “e sëmurë”, që në vendin fqinj nis që nga mediat. Arsyeja kryesore që do ia shtyjë udhëtimin Shaqirit sipas “Kurir”, është frika dhe presioni i 50.000 tifozëve vendas, që do ia bënin më të vështirë mbrëmjen futbollistit të Liverpulit. Takimi do të luhet në 6 nëntor, një sfidë e vlefshme kjo për “Champions League”. Mbetemi në pritje…