Nuk është Rashica, Celina apo Zhegrova, nëse ka një futbollist të momentit të “dardanët” e Shaland, ai është padyshim Arbër Zenelit.
Futbollisti 23-vjeçar shihet si një nga talentet më premtues të Kosovës, ndërsa aftësitë e tij nuk mund të vihen në diskutim për asnjë moment të vetëm. Zeneli ka lindur në Suedi, megjithatë nuk ka ngurruar të zgjedh përfaqësimin e Kosovës.
Në vitin 2015, Zeneli ka arritur të fitojë edhe Europianin me moshat e U-21 të Suedisë. Një talent me vlerën e një ari, mesfushori shqiptar është një bast i fituar për cilindo trajner që do e ketë në skuadër. Për momentin, këtë fat e ka trajneri i Herenvenit në Holandë. Hapat e parë shqiptari i hodhi në ekipin e Elfsborgit në Suedi, për të shkuar më pas te ekipi aktual në kampionatin holandez.
Mesfushori 23-vjeçar do të konfirmohej edhe njëherë për aftësitë e tij ndaj Shqipërisë, teksa edhe një mbrojtësi i Napolit si Elseid Hysaj, nuk mund të ndalte në krahun e djathtë. Një kryevepër ndaj Ishujve Faroe, për t’i ngritur edhe njëherë tifozët shqiptarë në këmbë, për të duartrokitur futbollin e bukur, që mund të luhet vetëm nga djem si Zeneli. /Shqipëria.ch/