
Venezia e cila tashmë drejtohet nga Zenga, ka barazuar me rezultatin 1-1 në transfertë ndaj Foggias. Në këtë skuadër aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni.
Ky i fundit më parë kishte hapësira të kufizuara, ndonjëherë duke mos luajtur edhe për asnjë minutë të vetme. Gjithsesi, me ardhjen e trajnerit Zenga, hapësirat për sulmuesin shqiptar janë shtuar ndjeshëm. Ajo që duhet të riktheksojmë, është fakti se kur De Biazi do të largohej nga kombëtarja shqiptare, do të ishte pikërisht ky trajner italian që do i vetëofrohej Shqipërisë, për të marrë drejtimin tonë.
Tashmë Vrioni po gjen formën e tij më të mirë, ndërsa ka arritur të shënojë në ekstrem, pasi do të barazonte rezultatin në 1-1, në minutën e 45’+1’. Gjithçka do të mbyllej aty, që në pjesën e parë për të vendosur edhe historikun e takimit. /Shqiperia.ch/