You are here
Home > Futboll Bota > Më ters, nuk kishte! Mavraj në ligën e tretë, “macja e zezë” ishte…Charlison Benschop!

Më ters, nuk kishte! Mavraj në ligën e tretë, “macja e zezë” ishte…Charlison Benschop!

Ekipi i Mërgim Mavrajt, Ingolshtadi, pësoi një humbje të turpshme për tifozët dhe ambientin përreth, duke kaluar në ligën e tretë. Wehen i surprizoi të gjithë me atë fitore në transfertë me shifrat 2-3, duke e bërë skuadrën e mbrojtësit shqiptar që të prekte fundin.

Megjithatë macja e zezë quhet…Charlison Benschop. Sulmuesi 29-vjeçar ka fatin më të keq të mundshëm dhe tashmë është pjesë e historisë. Po atë mbrëmje, skuadra e De Graafschap ra nga elita e Holandës pas humbjes në “Play Off” ndaj Sparta Roterdamit.

Kartoni i futbollistit Benschop zotërohet nga Ingolshtadi, por ishte dërguar në huazim te De Graafschap. Një mbrëmje tërësisht zhgënjyese dhe më me pafat e këtij sulmuesi, që sheh sesi skuadra që e zotëron ka rënë në ligën e tretë të Gjermanisë, ndërsa ajo për të cilën luan bie gjithashtu nga elita e Holandës. Gjithçka ka ndodhur brenda një mbrëmje dhe ky fakt është shpërndarë gjërësisht në mediat sportive europiane. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top