Nofka e tij është “ariu shqiptar” dhe jo më kot, sepse Reshat Mati ka arritur të rrëmbej gjithçka në Amerikë.
Duke nisur nga kikboksi, Muay Thai, MMA, por edhe në boksin amator, djaloshi shqiptar asnjëherë nuk e ka pasur një kundërshtar dinjitoz. I larguar nga Shqipëria, Reshat Mati është një nga ata djem që asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen e tij, ndërsa kontribuon për të edhe pse ndodhet jashtë trevave tona.
Data 6 tetor do të jetë historike për boksierin shqiptar, pasi do të zbres në Chicago për të debutuar në arenën e profesionistëve. Ai ka arritur të firomosë gjithashtu me menaxherin e famshëm briktanik, Eddie Hearn, që ka gjithashtu në kontroll edhe të mirënjohurin, Anthony Joshua. /Shqipëria.ch/