
Nuk ka kaluar shumë kohë, por vetëm një vit nga ndeshjet e zhvilluara mes Skënderbeut dhe Young Boys. Ekipi shqiptar do të luante si i barabartë, ndaj një kundërshtari që supozohej të mos ishte i të njëjtit nivel.
Në Shqipëri zviceranët nuk mund të merrnin më shumë se një barazim në rezultatin 1-1, madje duke i ekuilibruar shifrat pasi fillimisht gjendeshin duke humbur. Gjithashtu në takimin e zhvilluar në Zvicër do të ndodhte e njëjta histori, me Young Boysin që do të fitonte vetëm në sekondën e fundit të lojës, për të dërguar rezultatin 2-1.
Vetëm pak kohë kanë kaluar, por kjo skuadër duket tërësisht e transformuar. Në sezonin e shkuar arriti t’i bënte ballë dominimit të Bazelit, duke i marrë kampionatin. Këtë herë ia ka lehtësuar punën vetes edhe më tepër, pasi i ka mbyllur llogaritë që në dhjetor. Fitorja ndaj Thunit me rezultatin 3-2, duke përmbysur gjithçka në 10 minutat e fundit, bën që Young Boys të shkëputet me 21 pikë në vendin e parë. /Shqiperia.ch/