
Shqipëria do të luajë ndaj Skocisë, në takimin e fundit të vlefshëm për “Ligën e Kombeve”. Futbollistët e drejtuar nga ana e Panuçit, do të provojnë të kthehen te rezultatet pozitive, për t’i dhënë tifozëve shpresën e munguar për vazhdimësi.
Por një fakt i veçantë vjen nga lojtarët e grumbulluar te skocezët, teksa një pjesë e madhe e tyre luajnë me ekipin e Aberdenit. Rreth 4 futbollistë janë pjesë e këtij ekipi, ndërsa në konferencën për shtyp të bërë së fundmi, mbrojtësi Shinnie ka folur edhe më tepër rreth kësaj çështje.
“Është e mrekullueshme. Mund ta quaj diçka të mirë që jemi pjesë në të njëjtën skuadër (Aberden) dhe kemi njëri-tjetrin.
Por kjo është një gjë e mirë edhe për Skocinë, që ka lojtarë që luajnë në çdo javë dhe e njohin njëri-tjetrin, në çdo javë. Megjithatë që kur kam ardhur, kam njohur në Kombëtare njerëz të mirë, duke bërë miq të ri, që më ka shijuar së tepërmi. Për futbollistët e Aberdinit kjo është një ndjenjë shumë e mirë”, u shpreh Shinnie. /Shqiperia.ch/