You are here
Home > Futboll Bota > “Më shumë gola se…tifozë”! Alban Meha shënon 4 për 90 minuta, Kupën e kthejnë në stërvitje

“Më shumë gola se…tifozë”! Alban Meha shënon 4 për 90 minuta, Kupën e kthejnë në stërvitje

Alban Meha po kap formën e dikurshme në Gjermani, megjithëse nuk flasim për të njëjtat nivele. Më parë, mesfushori shqiptar magjepste “Bundesligën” me Paderbornin, falë golave që realizonte gjatë goditjeve të dënimit, ndërsa këtë gjë e përsërit në ligat më të ulëta.

Me ekipin e Elversbergut, Meha ka bërë për vete tifozët në pak kohë, teksa ka shënuar në dy ndeshje radhazi nga goditje e dënimit. Historia e njëjtë, e pamundur duket dhe në fundin e rrjetës të dërgohet topi.

Një humbje në derbi uli disi entuziazmin e ekipit të Elversbergut, që ka shfryrë në ndeshjen e Kupës ndaj FC Nosëendel Wadern me rezultatin 11-0.

Përpara 500 spektatorëve, skuadra e Mehës ishte e pakursyer ndaj kundërshtarit. Por edhe futbollisti shqiptar gjithashtu, teksa mesfushori shënoi në minutën e 14, 32, 43, 54, duke përmbyllur një ndeshje të Elversbergut, që më mirë mund të cilësohet si…stërvitje! /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top