You are here
Home > Futboll Bota > Me nervat e Panuçit dorëzohen edhe grekët, Mavrajn e lirojnë për të ardhur në Shqipëri

Me nervat e Panuçit dorëzohen edhe grekët, Mavrajn e lirojnë për të ardhur në Shqipëri

“Ti e di. Të gjithë vlejnë njësoj, ose eja të hënën në Shqipëri, ose rri në Greqi dhe luaj atje me Arisin”, ishin këto pak a shumë fjalët e prera të Panuçit kundrejt Mërgim Mavrajt, për ta vendosur këtë të fundit në një presion të madh.

Kapiteni ynë ishte mes dy zjarreve, teksa kërkonte që të luante edhe në ndeshjen e së hënës me Arisin në kampionat, e më pas të vinte në Shqipëri. Ky ishte një kusht i aq shumë kërkuar edhe nga vetë klubi grek, që vuan për qendërmbrojtësa.

Por, Panuçi duhet të bëj pak bamirësi në këto momente apo edhe të mendojë për llogaritë e të tjerëve, pasi të tijat nuk është se janë duke shkuar në mënyrën më të mirë. Një precedent të ngjashëm italiani e bëri me Cikalleshin, teksa ky i fundit u vonua dy ditë në grumbullim sepse do të hidhte një firmë në Turqi, për të ngelur jashtë Kombëtares.

Duke parë të gjithën këtë, emri i Mërgim Mavrajt nuk figuron në listën e Arisit për takimin e sotëm, megjithë këmbënguljet e tyre për të pasur në skuadër, që do të thotë se mbrojtësi për pak  orë do të jetë në Shqipëri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top