
Odise Roshi është kthyer në fushë pas shumë kohësh, për të luajtur një ndeshje për 90 minuta të plota. Futbollisti shqiptar ishte titullar në atë fitore në transfertë që realizoi Akhmat Gronzi ndaj Anzhit, me rezultatin 0-1.
Një dëmtim që e dëmtoi jo pak edhe karrierën e “raketës” sonë, që mund të merrte edhe diçka më shumë me aftësitë që zotëron si futbollist. Ndërkohë Balaj e ka nisur gjithashtu nga minuta e parë, por nuk ka lënë dot gjurmë duke u zëvendësuar nga trajneri. Ekipi i shqiptarëve në Rusi, së bashku me Bernard Berishën, pas kësaj fitore gjenden vetëm tre pikë larg Europës. /Shqiperia.ch/