Një dëmtim dhe ngërç të vogël kaloi Berat Gjimshiti gjatë takimit mes Shqipërisë dhe Skocisë, duke alarmuar jo pak edhe ambientin e klubit të Bergamos.
Tek Atalanta gjatë javës së fundit mbrojtësi shqiptar u kthye edhe në “hero”, pasi u aktivizua në një moment ku askush nuk e priste, futi Ikardin në “xhep” dhe i shënoi portierit Handanoviç.
Tashmë sipas asaj që raportojnë mediat italiane, futbollisti I Shqipërisë e ka lënë mbrapa atë lëndim, duke qenë i gatshëm për trajnerin Gasperini. Megjithëse ka ende disa dyshime për të, ngelet të shihet nëse trajneri i Atalantës do i besoj sërish për ta rikthyer në fushën e lojës. /Shqiperia.ch/