
Shqiptarët e kanë një shprehje të urtë, e cila mund të përshkruajë më së miri edhe situata të ndryshme në botën e futbollit: “Më mirë syri, sesa nami”. Kështu, kur futbollistë të caktuar bëjnë disa gabime të përsëritura, por mëse normale për botën e futbollit, tifozët shpeshherë reagojnë ashpër pa hezituar gjatë.
Kjo ndikon edhe në gjendjen psikologjike të vetë lojtarëve, të cilët nuk mund të japin më të mirën e tyre, duke kaluar në një nivel të ulët. Këtë situatë po kalon Mario Rui te Napoli, kohët e fundit i është bashkuar edhe Elseid Hysaj, teksa pas çdo goli të pësuar nga italianët, faji do të jetë gjithmonë i shkodranit.
Kështu edhe rasti i Lovren, që ka marrë gjithë komentet negative të mbrëmjes nga tifozët e Liverpulit. Ashtu si gjithmonë, mbrojtësi kroat jo vetëm që nuk ka bindur, por ka bërë gabim fatal. Vetëm dy minuta, kaq i janë dashur në fushën e lojës dhe ka ardhur lëvizja e gabuar. Lovren nuk ka mbajtur dot Milik në minutat e fundit, që u gjend i vetëm përballë Alisonit, por nuk arrinte të dërgonte topin në rrjetë.
“Po ky nga na doli? Me vetëm dy minuta në fushë dhe vazhdon avazin”, ishte ky reagimi i tifozëve të Liverpulit në rrjetet sociale, që i është ndalur zemra për pak sekonda në atë rast, pasi nëse goli do të realizohet nga Milik, duhej të largoheshin nga “Champions League”. /Shqiperia.ch/
For every good game against likes of Swansea and West Brom we get moments like this from Lovren ?
Thank you Alisson!!! pic.twitter.com/XMgToclHKr
— DJSLD (@DPSD37) December 11, 2018