
Xherdan Shaqiri është padyshim një nga futbollistët me origjinë shqiptare më të dëgjuar të momentit. Me ekipin e Liverpulit është duke bërë gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa një gjë e tillë është duke vazhduar edhe te Zvicra.
Helvetët kanë turpëruar në ditën e sotme Belgjikën me rezultatin 5-2, madje duke e kthyer disavantazhin fillestar të dy golave. Çelsi i suksesit? Shaqiri. Me mndjen e një gjeni, futbollisti i ekipit anglez ka dhuruar dy pasime fantastike, ndërsa futbollistët e Zvicrës e kishin vetëm lojë fëmijësh të shtynin topin në rrjetë.
Fillimisht pas një pasimi me kokë që e nxirrte Seferoviç me portën e boshtatisur, e për të kaluar me një krosim gjenial nga e djathta, ndërsa Elvedi thjeshtë i jep devijimin e duhur topit. /Shqiperia.ch/