
Ditën e sotme skuadra e Atalantës do të përballet në transfertën kundër Empolit. Përsa i përket legjionarit të Kombëtares, Berat Gjimshiti, pritet që këtë sfidë të mos jetë titullarë. Kjo për shkak se skuadrës së Bergamos i rikthehet qëndërmbrojtësi tjetër, Masielo.
Kujtojmë që në sfidën e fundit Atalanta mposhti Interin e Milanos me rezultatin e thellë, 4-1. Protagonist në atë sfidë ishte dhe mbrojtësi shqiptar që është në rradhët e bergamasve, Gjimshiti. Ky i fundit në atë përballje arriti që të shënonte edhe golin e tij të parë në kampionatin italian, duke i dërguar shifrat në 3-1 në favor të të tijëve.
Tashmë Gasperini po mendon për mbrojtësin Masielo, i cili është rikthyer nga dëmtimi dhe sipas mediave italiane priete që sot të luajë nga minuta e parë. Skuadra e Gasperinit duket se ka një sfidë të lehtë në letër, por çdo gjë mbetet për tu parë. /Shqiperia.ch/