Milot Rashica është lojtari shqiptar më i mirë i momentit në Europë, ku duhet të theksohet sezoni fantastik i kaluar së fundmi me Werderin. Gjithmonë në ndeshjet më të rëndësishme ndaj kundërshtarëve si Bajerni apo Dortmundi, sulmuesi shqiptar linte gjurmën e tij, duke i tundur rrjetat kundërshtarëve.
Së fundmi Werderi ka nxjerr në shitje fanellat për sezonin e ardhshëm, atje ku përdoret imazhi i Milot Rashicës si kryesori. Jo rastësisht, pasi ky futbollist është kthyer në idhullin e tifozëve të një prej klubeve më të mira në Gjermani. /Shqiperia.ch/
Buy it here 👉 https://t.co/MFRmwvOgyI #werder pic.twitter.com/vrzyTVaV9u
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) June 27, 2019