
Pak përpara ndeshjes së Ajaksit dhe Totenhemit, çështja që u diskutua aq shumë te klubi holandez, ishte se disa prej lojtarëve të saj nuk e ndalën Ramazanin as në gjysmëfinalen e dytë. Bëhej fjalë për Noussair Mazraoui, Hakim Ziyech dhe Zakaria Labyad që nuk hoqën dorë nga besimi i tyre, pavarësisht se kishin kundër ekipin dhe fizioterapistët.
Në minutën e 22 të ndeshjes, dy lojtarët që ishin të pranishëm në fushë, Mazraoui dhe Ziyech shkuan menjëherë për të ngrënë diçka të shpejtë jashtë fushës, pasi atëherë u lejohej për ta bërë një gjë të tillë. Lojtarët muslimanë nuk mund të hanin në mes të lindjes së diellit dhe perëndimit të tij.
Por një rastësi e bukur ishte për futbollistin Ziyech. Mesa duket ngrënia dhe besimi i dhanë fuqinë e duhur, pasi vetëm disa minuta më vonë do të gjente rrugën e rrjetës. Fatkeqësisht për të ai realizim nuk do të mjaftonte, pasi Totenhemi përmbysi rezultatin në 2-3, në një takim tërësisht të çmendur. /Shqiperia.ch/