“Dëshira ime më e madhe është që të ndeshem me McGregor”, do të shprehej Florian Marku te “Zonë e Lirë” përpara disa kohësh, duke kërkuar me ngulm një ndeshje me një nga më të mirët në MMA në llojin e tij, “luftëtarin” irlandez që shpeshherë i mund kundërshtarët që në konferenca, me karakterin e tij të veçantë dhe energjinë që zotëron.
Megjithatë kjo dëshirë e shqiptarit0 duhet të presë, pasi Florian Marku ka nisur prej ditësh stërvitjen për të kryer ndeshjen e parë të boksit në karrierën e tij. Ajo do të zhvillohet gjatë muajit dhjetor në Londër, ndërsa asgjë tjetër nuk bëhet ende e ditur.
Ngelet për t’u parë sesi do të jetë përshtatja e luftëtarit shqiptar në boks, teksa në takimet e zhvilluara më parë nuk e njihte ende shijen e humbjes. /Shqiperia.ch/