Kombëtarja U-15 e Shqipërisë ka luajtur sot kundër asaj të Maqedonisë së Veriut, në një takim që ka përfunduar në shifrat 2-1 për maqedonasit. Të tre golat e takimit janë shënuar nga futbollistë shqiptarë, ku për 15 veçarët e Maqedonisë së Veriut ka shënuar Aziz Jamini, herën e parë nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë, ndërsa goli i dytë ka ardhur në minutën e 55 të pjesës së dytë.
Për Shqipërinë që drejtohet nga Armand Dama ka realizuar futbollisti Hysa në filimin e pjesës së dytë të ndeshjes. Kjo ndeshje u luajt për turneun miqësor “Friendly Development Tournament” , në të cilin është pjesëmarrëse edhe përfaqësuesja e Kosovës. /Shqiperia.ch/