Shqipëria U-19 ka humbur ndaj Realit të Madridit në shifrat minimale për “International Memorial Tournament”. Kjo ishte ndeshja e parë e këtij turneu, ndërsa spanjollët arritën të fitonin me rezultatin 1-2.
Aranda kaloi të parët në avantazh ekipin e Realit, ndërsa në minutën e 36-të erdhi edhe dyfishimi nga Martin. Pjesa e dytë do të rregjistronte edhe golin e vetëm për kuqezinjtë.
Autori do të ishte talenti Tiranës, Ernest Muçi, që me një goditje nga jashtë zone do të realizonte një gol vërtet të bukur. Rezultati u mbyll në këto shifra, pavarësisht dëshirës së Kombëtares për të vendosur barazimin. /Shqiperia.ch/