Si çdo fundjavë edhe këtë herë nuk kishte si të mungonte protagonizmi i lojtarëve shqiptarë. Do të ndalemi tek futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, ku pas Milot Rashicës, qendrën e vëmendjes e kanë marrë dy mbrojtësit e saj, Fidan Aliti dhe Leart Paqerada.
Të dy këta lojtarë kanë qënë të vlefshëm për ekipet e tyre, pasi kanë mundur të dhurojnë asist në rezultatet pozitive që morën klubet ku ata janë pjesë. Kështu Fidan Aliti dhuron asisin e tij të dytë për skuadrën e Kalmarit që nga koha e janarit kur u transferua nga Skëndërbeu i Korçës, në kampionatin suedez.
Nga ana tjetër Laert Paqerada arriti të asistonte për skuadrën e Saundhausen, teksa këta të fundit arritën të merrnin një fitore tepër të rëndësishme në “Bundesligën 2”, ku mposhtën me rezultatin 3 me 1 Dinamo Dresden./Shqiperia.ch/