
Shumë dëmtime dhe peripeci nuk kanë mjaftuar që karriera e Milot Rashica të marrë një perëndim të parakohshëm. Përkundrazi, futbollisti shqiptar është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Werder Bremenin.
Gola të shënuar, asist dhe një lojë e cila i shërben e gjitha tifozëve të klubit gjerman. Padyshim që të gjitha këto cilësi i përkasin Rashicës, që është kthyer edhe në idhullin e gjermanëve. Tashmë vëmendjen e tyre, lojtari shqiptari e merr me veshjen e tij. “Fustyle.de” publikon edhe veshjen që kishte zgjedhur Rashica në stërvitje, ku mbizotëron ngjyra kuq e zi. /Shqiperia.ch/