You are here
Home > Futboll Bota > “Mbaje kokën lart dhe mos ki frikë nga errësira”, kënga e Liverpulit është dashuri e përjetshme

“Mbaje kokën lart dhe mos ki frikë nga errësira”, kënga e Liverpulit është dashuri e përjetshme

Tifozët e Liverpulit janë ndër më vlerësuar në Europë, sa i përket mbështetjes që i japin ekipit të tyre. Moto dhe kënga e tyre është gjithmonë: “Ti nuk do të ecësh kurrë i vetëm”, që në tekstin e saj, ka një kuptim shumë domethënës.

Madje mund ta quajmë edhe si një dashuri të përjetshme sa i përket mesazhit që përmban. Nëse shohim me kujdes çdo varg të asaj kënge dhe sjellim ndërmend përmbysjen e fundit të djemëve të Klop ndaj Barcelonës, do të kuptojmë se asgjë nuk është rastësi për skuadrën e kuqe. Një ekip dhe “fëmijë” kampion, ndoshta rritet për t’u bërë i tillë që me këngët që i këndohen në djep. Në ditën e sotme e gjithë vëmendja është nga Anglia, pasi Liverpuli dhe Manchester City do të diskutojnë titullin kampion në ndeshje të ndryshme. Gjithsesi, një gjë është e sigurt, se skuadra e Shaqirit nuk do të jetë kurrë e vetme. /Shqiperia.ch/

“Kur ecni nëpër një stuhi
Mbaj kokën lart
Dhe mos kini frikë nga errësira
Në fund të një stuhie
Ka një qiell të artë

Dhe kënga e argjendtë e ëmbël e një zogu
Ecni nëpër erë
Ecni nëpër shi

Megjithëse ëndrrat tuaja janë hedhur dhe hedhur në erë
Ecni në këmbë
Me shpresë në zemrën tënde
Dhe ju nuk do të ecni kurrë vetëm
Ju kurrë nuk do të ecni vetëm

Ecni në këmbë
Me shpresë në zemrën tënde
Dhe ju nuk do të ecni kurrë vetëm
Ju kurrë nuk do të ecni vetëm”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top