Të gjithë ishin duke pritur përballjen mes Mayweather dhe shqiponjës ruse, Khabib Nurmagomedov, por ky duel nuk ka për të ndodhur, të paktën jo gjatë këtij viti.
Tashmë Mayweather e ka gjetur kundërshtarin e tij që do të luajë në datën 31 dhjetor të këtij viti në “Saitama Super Arena” të Japonisë. Vetëm e thjeshtë që nuk mund të jetë kjo ndeshje për të në ring, pasi do ketë përballë kikboksierin e tmerrshëm japonez, Tenshin Nasukawa.
Në moshën 20-vjeçare, japonezi është kampioni i RISE i peshave “featherweight”, ndërsa ka 27 fitore dhe 0 humbje në kikboks. Gjithashtu edhe në MMA, Nasukawa nuk e njeh humbjen në 4 ndeshjet e zhvilluara. Kulmi i tij ka arritur në momentin kur mposhti me nokaut kampionin e botës në IBF, Amnat Ruenroeng, teksa lëshohet me një gjuajtje me këmbë, të cilën askush nuk e priste. Tashmë Mayweatheri duhet të bëhet gati, ndoshta mund ta lëshojë stafetën pas kaq shumë vitesh. /Shqiperia.ch/