You are here
Home > Kombëtarja > Mavraj: Nuk e bëra detyrën si kapiten, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë liderin

Mavraj: Nuk e bëra detyrën si kapiten, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë liderin

Ditën e nesërme luhet miqësorja midis Shqipërisë dhe Uellsit në “Elbasan Arena”. Mundësia më e mirë kjo për kuqezinjtë, për të bërë një autokritikë pas paraqitjeve të dobëta.

I pranishëm në konferencën e sotme, ishte edhe kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj. Ai vuri theksin në ndjenjat dhe përjetimet ndaj Skocisë, pas atij kartoni të kuq që ndikoi jo pak në humbjen e kuqezinjve.

“Besoj që presim shumë gjëra nga kjo ndeshje ndaj Uellsit. Pritet si një lojë më shumë dhe ti tregojmë vlerat tona, për gjërat që na kanë bërë të fortë në ndeshjet e kaluara. Kam biseduar mbas ndeshjes me djemtë, nuk i kreva dot detyrat e mia si kapiten. I kërkova falje skuadrës dhe trajnerit. Kjo është një gjë që mund të ndodhë dhe nuk kemi patur shumë kohë për të menduar. Duhet të jemi të fokusuar për nesër.

Normalisht që çdo lojtar dhe çdo njeri i stafit ka përgjegjësi personale. Ne të gjithë e dimë rregulloren dhe e dimë si ecin gjërat. Ne si lojtarë ndihemi shumë keq dhe personalisht kisha shumë dhimbje në shpirt kur e mendoj. Nuk është aspak në të mirë të skuadrës dhe e kemi treguar më herët. Nga ana jonë ka besim për të fituar këtë ndeshje.

Mbrojtja nuk mund të jetë gjithmonë fajtore për të pësuar gol. Nuk është vetëm reparti i mbrojtjes, por nuk kemi treguar performacë të duhur në sfidat me Skocinë dhe Izraelit. Shqipëria nuk ka pasur kurrë një lider, që të shënojë në fund dhe të marrë përsipër skuadrën, kurrë nuk e ka pasur. Vetëm dy të tillë mund të gjenden në botë.

E ardhmja e Shqipërisë do të jetë e të rinjëve, por se kur do të jetë momenti janë gjëra që nuk i parashikoj dot. Gjashtë muaj kemi folur për gjëra që na mungojnë dhe janë përmëndur thuajse të gjitha. Na mungon vetbesimi që na sjell suksesin. Në ndeshjet e kaluar kemi patur shanse dhe kemi treguar që lojtarët punojnë dhe ndihmojnë njëri tjetrin. Në fund jemi Shqipëria dhe nuk ka asnjë lojtarë që bën dallimin, por është grupi.

Brënda grupit çdo gjë është në rregull, ka edhe më shumë eksperiencë dhe nuk ka asnjë shenjë çrregullimi brenda skuadrës. Nuk lejojmë që të ndikojnë faktorët e jashtëm.

Puna duhet të vazhdojë, është normale që një skuadër si e jona do pak kohë për t’u rinovuar. Besojmë që gabojmë nëse i krahasojmë skuadrat. E dimë që Shqipëria nuk ka qënë siç ka qënë, por është më ndryshe. Kjo do pak kohë për tu kthyer sic ka qënë atëherë.

Rezultati është i rëndësishëm që të prish edhe punë. Është shumë vështirë për të përcaktuar një gjë që të mungon. Është moment i duhur për ti analizuar gjërat. Përgjithësisht shqiptarët kanë treguar që në kohët e vështira  ia dalin”, shprehet Mavraj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top