
Shqipëria humbi me rezultatin 0-4 ndaj Skocisë, në një takim që la shumë për të dëshiruar nga kuqezinjtë. Kapiteni Mavraj e ka lënë sfidën pa shkuar në mesin e saj, teksa është ndëshkuar me kartonin e kuq pas një humbje të toruas.
Në një intervistë për “Supersport”, mbrojtësi shqiptar ka komentuar edhe kartonin e kuq, duke u shprehur se kjo nuk ishte arsyeja e vetme që solli humbjen e Shqipërisë. Ai shprehet se asnjë individ nuk mund asgjë për të shpëtuar kuqezinjtë nga ky moment i vështirë në të cilin ndodhen.
“Kërkojë ndjesë tifozëve dhe skuadrës për veprimin tim. Nuk ishte qëllim të bëja atë veprim. Eksperienca nuk ma lejon, por faulli nuk ishte dhe provokimi i tepërt bëri që mos të përmbahem. U nxitova sepse nuk ishte faull dhe u mbrojta thjesht për të rimarr topin.
Situata u përkeqësua pas kartonit të kuq dhe besoj së është dicka e rëndë që ndodhi. Kemi luajtur me 10 lojtarë edhe më parë. Goli i parë na hoqi entuziazmin. Na e lanë lojën ne dhe e nisëm mirë. Më bllokuan bashkë me Taulantin dhe ishte e vështirë të manovronim ndryshe. Kam 12 vite në futboll dhe është normale që dhe unë të kem një kohë periudhë më pak pozitive.
Është lehtë të flasësh pasi ky vit nuk ka qënë më i miri për mua, nuk luajta 6 muaj dhe kam kaluar një një situatë të vështirë. Nuk është momenti i duhur në Kombëtare dhe ndaj nuk mund të ketë lojtarë që duhet të bëjnë diferencën”, u shpreh Mavraj. /Shqiperia.ch/