
Manchester City ka marrë një humbje befasuese në ditën e sotme, duke u mundur me rezultatin 2-3 ndaj Kristal Palase. Pavarësisht se golat e realizuar nga ana e Kristal Palase nuk ishin për faj të portierit, statistikat i japin të drejtë Guardiolës të rimendojë çështjen e portës.
Janë 8 ndeshje rradhazi në të cilat gjigantët anglezë kanë pësuar gjithmonë të paktën një gol, kjo është seria më e keqe në dy vitet e fundit. E për më tepër, kur në këtë drejtim ka konkurrencë të madhe. Vetëm para pak kohësh Arijanet Muriq është kthyer në heroin e skuadrës angleze.
Ai arriti të priste dy penallti të Leicesterit, duke i eliminuar nga Kupa dhe duke kaluar më tej skuadrën e Manchester Cityt. Në kushte të tilla, nuk do jetë një çudi nëse Guardiola do të largojë Edersonin dhe do t’i jap një shans Muriqit edhe në kampionat, në një kohë që një kërkesë e tillë po nis edhe nga ana e tifozëve. /Shqiperia.ch/