Në atë humbje që Shqipëria do të pësonte ndaj Skocisë në takimin e parë, nervat e Panuçit do shkarkoheshin të gjitha te Manaj. Sulmuesi nuk mund të duronte shumë gjatë pa telefonin e tij dhe menjëherë e hapi atë në dhomat e zhveshjes.
Tekniku italian ishte i irrituar dhe nuk mundi ta përtypte dot këtë sjellje duke e quajtur si joprofesionale. Por që nga ajo kohë, shumë ndryshime kanë ardhur te sulmuesi shqiptar. Tani është vetë ky i fundit, që me Albaceten shkon i pari në stërvitje. Tani është vetë Manaj që nuk konsiderohet më ai adoleshenti i marrosur pas rrjeteve sociale, por i përkushtuar tërësisht fushës së blertë.
Rezultatet janë treguar, pasi lojtari i Shqipërisë ka arritur të shënoj shumë herë në portën kundërshtare e të premtoj po shumë për Kombëtaren. Duke parë gjithë aftësitë e këtij njeriu, mund të themi se nëse Manaj vendos të lërë pas të kaluarën e tij dhe mban formën e Albacetes te Shqipëria, ndoshta mund të mjaftoj edhe i vetëm për të thyer Turqinë. /Shqiperia.ch/