You are here
Home > Kombëtarja > Mamaja e braktisi foshnje dhe babain nuk e njohu kurrë, çfarë drame ka kaluar Tomas Guidara

Mamaja e braktisi foshnje dhe babain nuk e njohu kurrë, çfarë drame ka kaluar Tomas Guidara

Panuçi e ka pranuar së fundmi në një intervistë dhënë për “Zona Gol”, se Tomas Guidara do të jetë një prej afrimeve më të reja të Shqipërisë, nëse gjithçka shkon sipas planeve aktuale. Kjo pasi nuk kanë qenë të pakëta rastet kur futbollistë të ndryshëm kanë ndryshuar mendjen për t’u larguar nga Shqipëria, ndërsa historia e afrimit të tyre mund të jetë konsideruar e mbyllur.

Sigurisht që një ardhje e tillë do të ishte pasurim i organikës së Kombëtares, pasi flasim për një lojtar me cilësi të madhe. Si futbollist i krahut të djathtë të mbrojtjes është, por ndihmon edhe pjesën e sulmit. Kjo është ajo që Panuçi vlerëson më së shumti te futbollisti që luan me Belgranon, pasi e kërkon aventurën duke dalë përtej pjesës mbrojtëse.

Jeta e ka sprovuar këtë lojtar që në moshë më të vogël, një tjetër cilësi e madhe kjo për Guidarën që mund të përballoj çdo lloj presioni që mund t’i vijë nga fanella e Kombëtares. Sipas asaj që ka thënë kohë më parë për “Cadena 3”, mbrojtësi ka treguar edhe për vështirësitë që i është dashur të kapercejë në jetë.

Që foshnje është braktisur nga nëna e tij, ndërsa nuk e ka njohur kurrë babain. Ai u rrit nga gjyshërit, ndërsa futbollin e ka parë si një mënyrë shpëtimi për t’u larguar nga jeta e rrugës dhe gjithë të këqijat që mund të gjenden prej saj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top